Diego Costa rikthehet në Atletico Madrid?

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa duket se është i prirë për tu kthyer në ‘Vicente Calderon’.

Klubi madrilen është i gatshëm për të përmbushur klauzolën Diego Costa në kontratën e tij që ka me Chelsea.

Sulmuesi spanjoll pritet që në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës. Sipas mediave spanjolle, Atletico është i gatshëm ta paguaj 28 milionë euro aq sa është klauzola për lirimin e lojtarit, në mënyrë që lojtari përsëri të luajë në Spanjë.

Madrilenët janë duke kërkuar një sulmues në afatin kalimtar të janarit dhe Costa duket se është në krye të listës së Diego Simeones, trajnerit te Atleticos.

Spanjolli verën e kaluar iu bashkua Chelsea nga Atletico Madrid për çmimin 32 milionë euro, por lojtari nuk arriti që tregojë formën e tij më të mirë dhe tashmë lojtari po e mendon rikthimin në La Ligë. /KosovaPress/