Dieta për uljen e tensionit

Konsumimi i një diete me pak natrium (kripë kuzhine) dhe të pasur me kalium, magnez dhe kalcium, mund të ndihmojë në uljen e tensionit.

Studiuesit nga Universiteti i Michiganit kanë hulumtuar dhjetëra persona nga mosha 50 deri në moshën 70-vjeçare, te të cilët është vënë re ndjeshëm një rënie e presionit dhe rënie e problemeve kardiovaskulare.

Siç raporton Noa, kur dieta e pasur me këto minerale si dhe me antioksidues përdoret për tre javë, ajo mund të ketë efekt të ngjashëm sa edhe barnat antihipertensive. /Mjeku.Net/