Dietologia tregon të gjitha arsyet përse nuk po humbisni dot peshë!

Një dietologe ka ndarë të gjitha arsyet pse nuk po humbisni peshë dhe gjithçka fillon me “lëshimin” ndaj ushqimit gjatë fundjavave. Leanne Ward, nga Brisbane, tha se gjëja e vetme më e rëndësishme për humbjen e peshës është qëndrueshmëria, por shumë prej nesh nuk janë të sinqertë me sa shumë hamë dhe sa shpesh lëvizim kur duam të humbim peshë. Ekspertja e humbjes së yndyrës tha se ajo zakonisht ka klientë që duan të humbin diku midis 5 dhe 10 kg, dhe ata gjithmonë luftojnë për të humbur 1-2 kg të fundit.

Ward thotë se duhet të tregohemi të ndershëm me veten e të mbajmë një “ditar ushqimor”, në mënyrë që të shohim aty të gjitha mospërputhjet në dietën tonë. Keshtu, do të vereni, shprehet ekspertja, zakonet tuaje të këqija si për shembull ai ushqimi plus që kujtoheni të hani në darkë vonë ose një ëmbëlsirë e shijuar vjedhurazi.

Arsyeja tjetër është se jeni duke ngrënë ushqime të shëndetshme, por nuk jeni në deficit. ‘Rregulli i artë’ i humbjes së peshës, shpjegoi Leanne, është të jesh në një deficit kalorish, që do të thotë të hani më pak ushqim nga sa ka nevojë trupi juaj. “Nëse nuk po humbisni peshë, nuk jeni në deficit”, thotë ajo.

Moshumbja e peshës ndodh edhe kur hani megjithëse nuk jeni të uritur. Shumë njerëz sipas saj, kanë një “uri në kokë” dhe jo ‘uri të vërtetë në stomak’. “Uria e kokës është të hash kur je i mërzitur, i trishtuar apo i lumtur”, tha Leanne. “Por është e rëndësishme të mbani mend se asnjë sasi ushqimi nuk do t’ju ngopjë kurrë nëse nuk do të ishit të uritur në fillim.”

Po kështu, mendoni se po lëvizni mjaftueshëm, por ndërkohë kjo nuk është e vërtetë. “Shumica e klientëve të mi kanë punë në tavolinë dhe mendojnë se po bëjnë shumë ushtrime duke bërë stërvitje 30-45 minuta çdo ditë, por lëvizja e trupit për gjysmë ore nga 24 thjesht nuk është e mjaftueshme”, pohoi ajo.

Generated by Feedzy