Diplomaci luksi për ambasadorët dhe familjarët e tyre

Privilegje të shumta për diplomatët dhe familjarët e tyre ka paraparë Ministria e Punëve të Jashtme në Projektligjin e ri për shërbimin e jashtëm, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç ambasadorit, i cili do të marrë pagë dyfish më të madhe sesa deputeti, një gjysmë page me nivel të atasheut do të marrë edhe bashkëshortja/i që e shoqëron. Edhe për fëmijët e tyre është paraparë 20 për qind e pagës së atasheut.

Ky projektligj ka kaluar në Komisionin për Buxhet e Financa dhe Komisionin për Punë të Jashtme, por është ndalur në Komisionin për Integrime Evropiane, të cilët kanë kërkuar rishikimin e këtyre beneficioneve.

Derisa deputetët thonë se një ligj i tillë nuk ekziston as në vendet me buxhet shumë më të madh sesa Kosova, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë thënë se ligji bazohet në praktikat më të mira në botë