Diskutohet për mbikëqyrjen dhe kontrollin e Policisë

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura, do ta organizojnë seminarin ndërkombëtar për mbikëqyrjen dhe kontrollin e Policisë.

Seminari ndërkombëtar do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri dhe ka për qëllim të bashkoj përfaqësues të institucioneve për kontrollin dhe mbikëqyrjen policore nga shtete të ndryshme për të diskutuar praktikat aktuale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes policore.

Pjesëmarrës në këtë seminar, përveç zyrtarëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të jenë edhe përfaqësues të institucioneve për mbikëqyrjen policore nga Franca, Hungaria, Irlanda, Norvegjia, Shqipëria, Holanda etj.