Dobitë e ujit mineral

Janë 6 lloje të lëndëve ushqyese që njerëzit duhet t’i marrin nga ushqimet. Këto janë: proteinat, karbohidratet, mineralet, vajrat, vitaminat dhe uji. Ndërsa uji mineral për shkak që është shumë i pasur me minerale, në rast që nuk keni probleme me tensionin, është shumë e dobishme ta përdorni. Gazeta Liria ju sjellë dobitë nëntokësore të ujit mineral.

1. Për arsye që nuk ka kalori, mund të përdoret nga ata që mbajnë dietë deri në masë sa duan vetë.
2. Ndihmon largimin e kripës së panevojshme në trup.
3. Ndalon rudhat që vijnë si pasojë e plakjes.
4. Ka aftësi që trupin e terur të jetë më i lagësht.
5. Ekuilibron masën magnezium kalium.

limon

6. Rregullon masën e kalciumit dhe fosfatit.
7. Gratë shtatëzëna kanë dobi në përdorimin e ujit mineral sepse ndihmon të tretjen e lëndëve ushqyese më shpejtë dhe rehatshëm.
8. Zvogëlon në maksimum puqrrat në fytyrë dhe i jep trupit një pamje të gjallë.
9. Ka efekt në përmirësimin e strukturës kockore.
10. Lehtëson funksionimin e sistemit të tretjes dhe largon problemin e lëshimit të gazrave.

uji mineral limon

11. Largon fryerjen pas ushqimit të tepërt.
12. Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të rënda si të prostatës, zemrës dhe kancerit të gjirit.
13. Parandalon celuitin.

uji mineral limon 2

14. Ndihmon në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës.
15. Siguron deponimin e energjisë.
16. Përmirëson sheqerin në gjak dhe për shkak që nuk përmbanë sheqer, mund të përdoret me lehtësi nga personat e sëmurë me sheqer. /Gazeta Liria/