Dora robotike e Segway që kontrollohet nga mendja

Depertamenti i Mbrojtjes së SHBA (FDA) ka aprovuar një dorë protetike që mund të vihet tek dora e amputuar dhe ajo mund të kontrollohet nga truri.

Segway dëshiron të ndryshoi gjithçka…derisa të bëhet një mjet i preferuar për udhëtime dhe sigurinë në ndonjë supermarket. Por tani shpikja e tyre e re nga Dean Kamen duket se do të jetë më shumë se revolucionar.

Duke marrë dorën DEKA, dorën e parë robotike të aprovuar nga FDA që është në autoritetin e atij që e vënë. Elektrodat e vëna në këtë dorë afër protezës detektojnë kontraksionet muskulore dhe ata sinjalizojnë lëvizjet e veçanta nga kompjuteri, ka lajmëruar të premten FDA.

“Ky mjet është modul dhe mund të përshtatet me njerëzit të cilët vuajnë nga humbja e gjymtyrëve, duke filluar nga krahu deri të dora”, ka raportuar lajmin Bloomberg Businessweek.

“Gjashtë modele dorëze i lejojnë përdoruesit të pijë një gotë ujë, duke mbajtur një turjelë dore apo për të paguar me kredit kartë dhe funksione të tjera”.

Një studim nga Departamenti i Jashtëm për Veteranët e luftës thotë se zbulimi i dorës ga DEKA 90 për qind e të anketuarve do të merrnin pjesë në vendosjen e kësaj dore – pasi që ajo mund të kryej të gjithë aktivitetet më mirë se protezat e tjera.

Më shumë se 1500 amerikan kanë humbur këmbën apo dorë në luftëra në Irak dhe Afganistan. Dora e DEKA-s është pjesë e madhe e një programi të financuar prej 100 milion dollarë nga Departamenti i Mbrojtjes për të përmirësuar protezat.

Krijuesit dorën e quajnë “Luke”, që bazohet në karakterin e Star Wars me të njëjtin emër.