Drashkoviq: Srebrenica dhe UNESCO larguan Serbinë nga Perëndimi

Në një editorial të tij për Danas, Vuk drashkoviq, ka shkruar se ashtu si vetoja ruse për Srebrenicën dhe votimi i UNESCO-së për anëtarësimin e Kosovës, Serbinë e kanë ballafaquar me shumicën dërmuese të anëtarëve të BE-së, me të gjitha shtetet e fuqishme të Perëndimit, me të gjitha shtetet në rrethinën e vet.
“Kjo është një humbje dhe një humbje e madhe madje, për një shtet i cili është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e jo në atë euro-aziatik apo afrikan, dhe i cili ka ambicie të jetë seli e stabilitetit dhe pajtimit në Ballkanin e luhatshëm me plagë ende të pashëruara dhe urrejtjeve të pa shuara. Me fitore, të cilat janë humbje, do pengoheshin dhe lëvizjet më të mira politike strategjike: Marrëveshja e Brukselit, afrimi i Serbisë me Shqipërinë, Serbisë me BeH, vizitat në Srebrenicë dhe nderimi (dhe dhënia e homazhit) i viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, siç është e shënuar në obeliskun e bardhë në varrezat lokale”, ka shkruar drashkoviq, transmeton Republika.info.

Dy fitore “të mëdha” të politikës së jashtme të Serbisë – ndalesa e Kosovës para dyerve të UNESCO-së dhe vetoja ruse në KS OKB në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi gjenocidin në Srebrenicë, sipas drashkoviq, janë dy fitore virtuale, e në fakt janë dy humbje të mëdha.

“Serbia sot nuk mund të ruaj trashëgiminë kulturore në Kosovë. Kishat serbe dhe manastiret, nuk guxojnë t’i mbrojnë as shqiptaret, njësia e tyre speciale e policisë komandant i së cilës është një serb. Kjo është thelbi i një fushate “të fitores” kundër anëtarësimit së Kosovës në UNESCO. E kush do të kujdeset për trashëgiminë kulturore serbe? Askush!”, ka shkruar drashkoviq.

Fushata e shtetit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, me të cilën Kosova do të merrte përsipër masat më të rrepta ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimive religjioze, historike dhe kulturore të secilit në territorin e saj, e para së gjithash trashëgimisë serbe, drashkoviq ka shkruar së ishte nxitëse për luftë, e themeluar në urrejtje, të pavërtetave dhe gjysmë të vërtetave.

Shqiptarët kosovarë janë “të mallkuar” ka thanë presidenti i Serbisë, parafrazon drashkoviq, “Kosova është si ISIS-i”, ka thënë shefi i diplomacisë, nënshkruesi i marrëveshjes së Brukselit për normalizim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjithanshëm të Serbisë me atë “ISIS”. Duan shqiptarët të përvetësojnë, t’i shpallin shqiptar “shenjtorët serb”! kjo e pavërtetë ishte, ekskluzivisht, në funksion të nxitjes së disponimit antishqiptarë mes serbëve.

Zyrtarët më të lartë të shtetit, sipas drashkoviqit, e dinin që një gjë e tillë ishte e pamundur. E dinë që dhe në dokumentin e Ahtisaarit, i cili u miratua në Prishtinë si bazë e Kushtetutës së Kosovës, shënon: “të gjitha kishat dhe manastiret serb në Kosovë, të gjitha pasuritë dhe të mirat e tyre patjetërsueshëm janë pronë e kishës Ortodokse serbe me seli në Beograd!

“Në botë u lëshuan filmo-dokumentar, i vërtetë dhe tronditës, i ndezjes dhe shkatërrimit të kishave dhe manastireve serb në mars të vitit 2004, me mesazh se shqiptaret kosovar, janë si të thuash gjenetikisht “shkatërrues të hyjnive serbe”, dhe se ato nuk mund ti ruanin të njëjtat. Kjo ishte e shkruar dhe e thënë, përkundër së vërtetës që disa dhjetëra qindra shqiptar në Kosovë janë pasardhës të “Dukëve të famshëm të manastirit”, familjet e të cilëve dhe klanet fisnore, të më shumë se katër shekujve, kanë mbrojtur kishat dhe manastiret serbe, duke humbur jetë gjatë mbrojtjes së tyre. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, kishat duhet të mbrohen, siç edhe shkruan në Kanun, “nuk kanë as zjarr e as sëpatë”! Menjëherë pas luftës së Parë Ballkanike dhe çlirimit të Kosovës, Mbretëria e Serbisë, me meritat (medaljet) e saja më të mëdha, ka stolisur gjoksin e atyre dukëve shqiptar të manastirit. UNESCO fushata e Serbisë i ka fyer pasardhësit e tyre. Ata mbajnë mend larg dhe përherë”, ka shkruar drashkoviq, transmeton Republika.info.

Nga bota, por dhe nga Serbia, sipas drashkoviqit, është mbajtur në fshehtësi dhe një film tjetër i ndezjes dhe shkatërrimit të të më shumë se 200 xhamive, teqeve dhe medreseve në Kosovë, në prill dhe maj të vitit 1999. Sikur dhe ky film të paraqitej, sipas tij, do të kuptohej se trashëgiminë kulturore islamike e ka shkatërruar shteti i Millosheviqit, forcat e saja policore, ushtarake dhe paramilitare, e që, pesë vite më vonë, ekstremistet kosovarë, sulmojnë në mënyrë barbare kishat dhe manastiret serbe. Është e pandershme të bëhet mallkimi vetëm i krimit të huaj, ka shkruar ai, e të mos bëzahet për krimet vetanake. Nacizmit i janë bukur të afërta pretendimet që në Kosovë nuk ka trashëgimi kulturore shqiptare, që shqiptarët lokal janë shpirtërisht steril, shkruan drashkoviq, që të gjitha xhamitë i u kanë ngritur turqit, e që ata nuk e kanë ndërtuar as edhe një krua.

“Humbje është, e jo fitore e madhe e Serbisë, si vetoja ruse në rezolutën britanike në KS të Kombeve të Bashkuara. Vetoja, në fakt, në gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, e mbi këtë vendim nuk ka asnjë veto tjetër e as gjykatë në këtë botë, që në qytezën e Srebrenicës u bë gjenocidi ndaj boshnjakëve-musliman, dhe se për këtë gjenocid lokal nuk janë përgjegjës as populli serb e as shteti i Serbisë, por vetëm kryesit e masakrës, me emër dhe mbiemër! Të kërkohet nga Rusia që, me veton e saj, të “mbroj popullin serb nga vula e gjenocidit”, Presidenti i Serbisë, deshi apo nuk deshi, të gjithë popullin serb e ka identifikuar me kryesit e krimit të madh të Srebrenicës. “Mbrojtja” e tillë, e as Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë e as rezoluta britanike,  tërhoqi një paralele të barazisë mes popullit serb dhe një grupi vrasësish. Në të njëjtën kohë, Serbia u legjitimizma si  një renegat i Gjykatës ndërkombëtare dhe drejtësisë, e Rusia, për shkak të nxitjes së konfliktit të Serbisë me Perëndimin, mezi priti të “mbroj” të jashtëligjshmin”, ka shkruar drashkoviq, transmeton Republika.info.

Të paramendojmë se Serbia i ka respektuar detyrimet nga marrëveshja e Brukselit, që të mos pengoj integrimet ndërkombëtare të Kosovës, shkruan drashkoviq, dhe se Serbia ka përkrahur rezolutën britanike në KS OKB, që të marrë shembull Gjermaninë, e cila e para dhe rreptësishtë dënoj holokaustin dhe të gjitha mizoritë e kryera nga nazistet. Çfarë do të ndodhte? Serbia do të lartësohej para Evropës dhe gjithë botës. Do të realizonte, në të vërtetë dy fitore të mëdha.

E kështu? Marrëdhëniet shqiptaro-serbe të errësuara, marrëveshja e Brukselit e rrezikuar, çka nuk po zihet në Bosnje, për shkak të votimit UNESCO u ftohën marrëdhëniet e Serbisë me Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe sipas tij, serbet e Kosovës që do të pësojnë nga patriotizmi anti-shqiptar në Beograd. “Helmimi me urrejtje shkon aq larg sa që në disa portale të Beogradit, ngazëllehen dhe për shfrenim të përgjakshëm të terrorizmit islamik në Paris. Kjo u është hakmarrja për UNESCO, për përkrahjen e marrjes (me dhunë) të shenjtorëve serb në Kosovë!. E frikshme. E rrezikshme”, ka shkruar Vuk Drashkoviq. /Republika.info/