Drejtori i BIBL-it paralajmëron Prishtinën për tifozët

Drejtori i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, ka mbetur i zhgënjyer me fundin e ndeshjes ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Mornarit, që u zhvillua të enjten mbrëma në Prishtinë dhe përfundoi me fitoren e ekipit mysafir (72:62).

Madje ai ka thënë se disa prej tifozëve mund të bëhen problem për Sigal Prishtinën nëse nuk kontrollohen në të ardhmen, shkruan “Koha.net”.

Shtriks pas përfundimit të ndeshjes ka pasur një fjalosje me tifozët, të cilët vërshëllyen dhe shprehën pakënaqësi ndaj trajnerit mysafir.

E drejtori i BIBL-it ka ndarë menjëherë pakënaqësinë e tij me zyrtarët e kësaj lige, pastaj të klubit Prishtina dhe të Federatës së Basketbollit përmes një letre që gazeta e ka siguruar.