Drenas, pas vërshimeve shpërthen ujë i nxehtë në fshatin Abri (VIDEO)

Një fenomen shumë i çuditshëm ka ndodhur në fshatin Abri të komunës së Drenasit.

Sipas një video që ka siguruar Drenica Press shihet që pas vërshimeve në fshatin Abri tani në një vend të këtij fshati po buron ujë i nxehtë.

Astrit Demaj, banorë i fshatit, tregon se më parë nuk ka ndodhur që të burojnë ujëra të tilla.

“Kjo është pronë private. Më parë nuk ka ndodhë që të burojë ujë i tillë. Gjatë orëve të fundit është shtuar intensiteti i burimit”, ka treguar Demaj./drenicapress/