Drenasi drejt finalizmit në realizimin e projekteve të planifikuara për vitin 2015 –

Komuna e Drenasit njofton se është në përfundim të realizimit të projekteve të planifikuara për vitin 2015.
 Përmes një komunikate për media, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Urbanizimit njofton se ka planifikuar realizimin e mbi 70 projekteve infrastrukturore në territorin e Komunës së Drenasit dhe lista e investimeve kapitale është drejt finalizimit në realizim të projekteve sipas dinamikës së caktuar për vitin aktual”.

Siç thuhet në njoftim, deri më tash kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës 1000 metra në fshatin Llapushnik, përkatësisht në lagjen Haxhiaj dhe Tahiraj ku vlera e këtij projekti ka qenë 70 mijë euro. Po ashtu ky fshat, lagja Gashi, Thaqi, Berisha e Tahiraj kanë përfunduar edhe punimet në realizimin e kanalizimit në gjatësi prej 3000 metrave, ku vlera e projektit ka qenë mbi 60 mijë euro. Asfaltim e kanalizim ka përfituar edhe fshati Krajkovë. Lagja Bytyqi dhe Neziri i këtij fshati është bërë me rrugë të gjatësisë prej 1000 metrave të vlerës prej 70 mijë eurove e po ashtu edhe kanalizim prej 1 kilometer në vlerën e projektit prej 15 mijë eurove.  Ndërsa fshati Sankoc i Epermë është bërë me rrjetin e ujërave të zeza ne gjatësi prej 5 kilometrave, ku vlera e projektit ka qenë 70 mijë euro. Në këtë projekt dy vjeçar do të përfitoj i gjithë fshati ku do të kenë kyçje në rrjetin e ujërave të zeza.

Ndryshe deri më tani në këtë periudhë të këtij viti, Komuna e Drenasit ka kryer punimet në asfaltim të rrugëve ne gjatësi prej 19.549 metrave dhe vlera e e përgjithshme 1,352,453.96 euro, kanalizim ne gjatësi prej 20.707 ne vlerë prej 294,323.04 euro dhe projekte të tjera. Vlera e përgjithshme vetëm ne Drejtorinë e Urbanizmit për realizimin e projekteve në investime kapitale është 1,694,538.00 euro, mirëpo janë në përfundim edhe dhjetëra projekte të tjera të cilat gjatë kësaj jave dhe javës tjetër do të përfundojnë./lajmi.net