Drenica – Feronikeli luhet të shtunën, ja gjyqtarët

Ndeshja e vetme e cila do të zhvillohet ditën e shtunë (pasnesër) në kuadër të xhiros së 15-të Raiffisen Superligës së Kosovës në futboll, do të jetë ajo ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit. Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për këtë takim derisa ‘bilbili’ nga Mitrovica, Fatmir Tahiri do ta bëjë ndarjen e drejtësisë me ndihmësit Besnik Morina, Imran Kabashi, Artan Tahiri.

Takimet e tjera do të luhen në mesjavën që vjen.

Kujtojmë se Feronikeli të martën do të luajë për Kupën Mbarëkombëtare, një ndeshje me Kosovën e Munihut andaj ndaj Drenicës do të luaj të shtunën.

Raiffeisen Superliga

Java e 15-të

E shtunë

Drenica – Feronikeli (SSK ORA 13.00)

(Fatmir Tahiri, Besnik Morina, Imran Kabashi, Artan Tahiri)