Drita fiton derbin e sezonit vjeshtor 15/16 dhe mbetet i vetmi ekip pa humbje në këtë sezon.

Drita fiton derbin e sezonit vjeshtor 15/16 kundër KV “Skenderaj” nga Skenderaj me rezultat 3 me 2 dhe mbetet ekipi i vetëm pa asnjë humbje këtë sezonë. Kjo ndeshje ishte një spektakël i vërtet ku bukuri i dhanë INTELEKTUALËT dhe më shumë se 1000 shikues të pranishëm.

Me datën 29 nëntor 2015 u zhvillua ndeshje e mbetur e xhiros së 5-të të sezonit vjeshtor 2015/2016 të Superligës së Kosovës në volejboll xhiro e cila solli ndeshjen derbi të këtij sezoni dhe përballjen e ekipit tonë Drita si mikëpritës i ekipit të KV “Skenderaj” nga Skenderaj.

Drita jonë fiton me rezultat 3 me 2 (24:26, 25:20, 18:25, 25:23, 15:03) pas një ndeshje të bukur dhe me rivalitet të madhë ku bukuri me të madhe ja dhanë Intelektualët me animin dhe përkrahjen gjatë gjithë kohës që nuk ishte parë asnjëherë më parë në Volejbollin Kosovar.

Seti parë filloj keq për Dritën tonë e cila ishte vazhdimishtë në disavantazh por që në momentet e fundit të setit arriti të marr vehten dhe të barazoj rezultatin në 24:24 por kjo ishte e gjitha në këtë set pasi që Skenderajaset në momentet e fundit fituan dy pikët e vlefshme të këtij seti dhe fituan me 26:24.

Seti i dytë po ashtu nisi keq për vashat tona të cilat bënë shumë gabime dhe nuk futushin kursesi në ritmin e lojës deri në momentet kur kuptuan se mund ta humbin setin dhe ritën angazhimin dhe saktësin duke mos lejuar humbje të setit dhe duke kthyer qdo gjë në favor të vetin dhe duke mbyllur setin me 5 pikë dallim dhe duka barazuar shifrat ne 1 me 1 me sete.

Seti i tretë ishte sieti më i dobët i Dritaseve tona të cilat u shpërqëndruar shumë dhe u vetkënaqen nga fitimi i setuit të dytë dhe filluan gabimet në pranimin e shërbimt dhe lejuan kundërshtarin që të zhvilloj lojën e vet pa i bërë fare rezistencë ku me lëhtësi humbën setin me 7 pikë dallim 25:18.

Seti i katërtë ishte edhe seti vendimtar për Drita tonë pasi që me humbje e këtij seti humbte edhe ndeshja dhe pozita e parë në tabelë dhe duke e kuptuar këtë vashat tona u futën me koncentrim të madhë dhe duke filluar të tregojnë vlerat e veta, ku filluan edhe krijimin e epërsisë që nga fillimi i këtij seti që arritën ta kënë edhe 20:15 ku pikërishtë në këto moment ndodhën disa shërbimë të fuqishme të kundërshtarit dhe një lëshim momental i vashave tona ku e rezikuan ndeshjen pasi që kundërshtari kaloj në epërsi 21:20 por kjo ishte e gjitha ajo që lejuan vashat tona të cilat pikërishtë në këtë moment filluan plotësishtë dominimin duke ndërtuar aksione të shkëlqyera dhe mbrojtje të hekurt dhe fituan këtë set 25:23 duke barazuar serish shifrat në 2 me 2 me sete.

Seti i pestë vendimtar i ashtuquajturi Tajbrek ishte komplet në dominim të vashave tona të cilat të përkrahura maksimalishtë nga Intelektualët dhe 1000 shikuesit e pranishëm në palestër dhanë qdo gjë në këtë set dhe e ndalën kundërshtarin vetëm në 3 pikë duke treguar se nuk lëshojmë këtë ndeshje nga duartë tona dhe kështu fituan setin vendimtar me 12 pikë dallim 15:3 dhe gjithë ndeshjen me rezultat 3:2

Përbërja e vashave tona ishte kjo:

KV “Drita”: Adelajda Prenga, Olsa Syla, Elmira Asani, Blinera Jaha, Venera Kadriu, Blorenta Kadriu, Lorina Mehmeti, Fjolla Shabani, Amarilda Prenga-Sijoni, Fjolla Hyseni dhe Libero Ira Salihu, Kryetrajner Lorik Ilazi, Ndihmës Valon Zymberi