Dy ndeshje moslojë për Isco-n

Për shkak të goditjes në Neymar gjatë “El Clasico-s” Francisco Alarcón ‘Isco’ nuk kalon pa u dënuar nga Federata spanjolle e futbollit (RFEF ).
Lojtari i lindur në Malaga ishte inkuadruar në minutën e 55-të por nuk arriti ti ndihmonte shokët shumë në disfatën e thellë.

Si duket nervoza ishte e tepruar, e kaploi shpejtë dhe ai goditi nga mbrapa brazilianin Neymar vetëm shtatë minuta pas inkuadrimit në lojë. Isco do të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme kampionale, kundër skuadrave Eibar dhe Getafe.