Raportet nga Kalifornia tregojnë se policia është në kërkim të tre personavë që dyshohet se janë autor të një sulmi, si pasojë e të cilit deri tani flitet për të paktën 20 viktima.
Fox 11 ka raportuar se policia e San Bernardinos po kërkon tre persona të cilët janë të veshur me veshje që u ngjajnë rrobave ushtarake. Sipas informatave të para që i transmetojnë mediat ndërkombëtare, vetëm njëri nga tre të dyshuarit ka shtënë në masë.
Edhe ekipet e “SËAT” janë thirrur për të intervenuar në vendin e ngjarjes, sipas Los Angeles News.
Helikopterët kanë asitsuat për evakuimin e viktimave, ka shkruar në Tëitter gazetari i LA Neës, Doug Sanders.
Sulmi ndodhi në momentin kur në Shtëpinë e Bardhë po jepej një konferncë shtypi.
Sekretari i Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Josh Earnes, ka thënë se ai nuk kishte njohur për sulmin, derisa është pyetur gjatë konferencës nga gazetarët.