E dhimbshme: 3 vjeçari pësoi ngulfatje nga monedha, spitali refuzoi ta trajtonte

Një fëmijë 3 vjecar nga New York’u, po përballej me vdekjen teksa pësoi ngulfatje të rëndë për shkak të një monedhe.

Por ajo cfarë ishte më e tmerrshmja bëri të gjithë të habitur se si spitali ku ai u dergua për kontrolle, refuzoi ta trajtonte atë, transmeton Klan Kosova.

Kjo për arsye se ‘’nëna e tij ishte tejet e shqetësuar e gjithësesi ishte sjellur në mënyrë të vrazhdë nga emocionet me stafin në fjalë’’, e që sipas tyre prindërit nuk kishin paralajmëruar që djaloshi do të vinte për tu trajtuar në spitalin në fjalë.

Vogëlushi Alfie kishte për të shpenzuar 90 minuta në makinë duke luftuar për frymëmarrje e me humbje të vetëdijes, ndërsa nëna e tij Jessica 23 vjecare dëshpërimisht u përpoq për të dërguar atë për një kirurgji urgjente, transmeton Klan Kosova.

Një operator në 999 e kishte rekomanduar për të nxituar në spitalin e saj më të afërt por që pastaj të refuzohej për trajtim djaloshi 3 vjecar.

Ndërsa pasi u kthyen mbrapsht me djaloshin nga spitali  nëna menjëherë u drejtua tek spitali A&E e që posa të arrinte aty u tregua për rastin që menjëherë Alfie të trajtohet në një intervenim kirurgjik 15 minutësh.

Gjendja e tij ishte aq e rëndë sa ai do duhet të trajtohej  në mënyrë emergjente ndërsa të gjithë mendonin se nëna ishte sjellë e vrazhdë me stafin por që në spital u refuzua të trajtohej rasti i tillë për shkak se nuk kishte telefonuar paraprakisht se ishin duke sjellur një djalosh me një monedhë të ngelur në fyt, /Klankosova/