E konfirmon Mancini: Icardi mungon ndaj Romës

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, nuk është i gatshëm për ndeshjen ndaj Romës, për shkak të problemeve me ligamente

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Interit, Robero Mancini, i cili ka thënë se sulmuesi argjentinas ende nuk është shëruar nga lëndimi që pësoi vikendin e kaluar.

Por, zikaltrit kanë marr një lajmë tjetër të mirë para derbit në Serie A.

Mesfushori francez, Geoffrey Kondogbia, është stërvitur normalisht para derbit me Romën dhe të shtunën pritet të zbres në fushë.

“Icardi nuk është gati. Geoffrey Kondogbia është stërvitur normalisht gjatë ditës së sotme. Ai do të udhëtojë në Romë dhe do të shohim nëse do ta nis ndeshjen nga minuta e parë”, ka deklaruar Mancini.