Ousman Dembele mund të jetë një nga sulmuesit më fatlum aktualisht në Evropë.
Dy agjentët e famshëm të Barcelonës, Robert Fernandez dhe Urbano Ortega kanë qenë dje në stadiumin e Rennes për të parë atë nga afër në ndeshjen ndaj Nantes.
Pikërisht në këtë sfidë erdhi edhe shpërthimi i Dembeles pasi që shënoi tre gola duke bërë ndeshjen më të madhe në karrierë. Sulmuesi 18 vjeçar gjatë 90 minutave i nxori punë të madhe Lorik Canës gjë e cila vërtetohet edhe tek minuta 1.40 kur mbrojtësi gjakovar nuk arriti të ndalë sulmuesin e talentuar.
Raportohet se agjentët e Barcelonës kanë dhënë urdhërin për ta transferuar atë në verë dhe se skuadra katalonase i ka bërë kontratën që tani. /Indeksonline/