E pabesueshme, brenda një viti Tarashajt i 40-fishohet çmimi

Shani Tarashaj është sulmuesi shqiptar i momentit në ligat më të forta evropiane.
Sulmuesi i talentuar shqiptar është duke shkëlqyer me fanellën skuadrës së tij Grasshopper, ndërsa ishte ndër më meritorët edhe për fitoren ndaj Zurichut 5-0, duke shënuar një gol.

Goli i shënuar ndaj Zurichut në derbin e qytetit ishte i teti në këtë edicion në ligë, ndërsa ai ka bërë edhe disa asistime.

Duket e pabesueshme por është e vërtetë, vetëm një vit më parë Tarashaj kushtonte 150 mijë euro, ndërsa sot ai ka një çmim të pabesueshëm.

Djaloshi nga Prizreni po kërkohet nga disa skuadra të njohura evropiane ndërsa GC për të po kërkon hiq më pak se pesë milionë euro.

Brenda 12 muajve, çmimi i 20-vjeçarit është 40 fishuar dhe kjo krejt falë paraqitjeve impresionuese me Grasshopperin.

Në një prononcim për Telegrafin, Tarashaj ka pranuar se ka oferta të rëndësishme por që ende nuk ka vendosur asgjë.

“Menaxheri më ka treguar që janë disa skuadra nga Gjermania, Anglia dhe Italia që po më kërkojnë por ende nuk ka asgjë. Unë jam i lumtur në GC dhe ta shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, deklaroi Tarashaj për Telegrafin duke mos zbuluar emrat e klubeve. /Telegrafi/