E pabesueshme: Propozim martese live tek Kënga Magjike! (VIDEO)

Kënga Magjike ka përgatitur një befasi të këndshme për çiftin Luli dhe Marsi.

Derisa Marsi ka dalë jashtë sallës për disa momente, Luli ka treguar për publikun gjithë historinë si janë takuar, transmeton lajmi.net.

Më pas, me një skenar të përgatitur mirë nga Arditi dhe stafi i Këngës Magjike, kanë arritur ta sjellin Marsin në skenë, për t’i thënë se ishte një mosmarrëveshje.

Pas vallëzimit të balerinëve, Arditi e ka ndalur Marsin në skenë për bashkëbisedim dhe në ato momente Luli ka ardhur me unazë dhe i ka bërë propozimin./lajmi.net