E pazakontë, fytyra e të vdekurit shfaqet në një re (VIDEO)

Një banore e qytetit të Lismore, në perëndim te Australisë ka perjetuar një përvojë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo grua me emrin Marion Dawson, ka fotografuar një re, në të cilen shfaqen te gjitha aspektet e ngjashme të vëllait të saj të ndjerë, Gerry Wells .

Fotografia është marrë sipër qytetit te vogël të Ocean Shore ( rreth 4000 banorë ), i vendosura në New South Wales . Në atë kohë, më 9 janar 2012, vëllai i saj ende nuk kishte vdekur. Ai kishte shkuar për të vizituar familjen e tij . Ai ishte ne avion në mes Brisbane dhe Sydney. Disa ditë më vonë, më 24 janar, Gerry Wells vdiq nga një atak në zemër. Ky sa ishte gjallë, kurrë nuk e kishte parë këtë foto , edhe pse ishte publikuar nga Northern Star, më 11 janar, para vdekjes së tij. Gjatë funeralit të tij, familja e shpërndau këtë foto te të pranishmit. Znj Dawson deklaroi se e kishte kapur një frikë e madhe kur ajo e kuptoi ngjashmërinë. Më e çuditshme është fakti se në kohën e marrjes së kësaj foto, i ndjeri fluturonte në vendin e tij me avion. Koinçidencë e thjeshtë?