E tërë storja çfarë ndodhi në Paris,dhe si do të ndikojë kjo ngjarje në botën e futbollit e veçmas në kampionatin evropian Franca 2016

Kryeqyteti i Francës, Parisi, ishte goditur nga gjashtë sulme të kombinuara terroriste duke lënë të vdekur rreth 128 persona, dhe 180 të lënduar nga sulmet me bombë dhe armë zjarri. Pamjet pas incidentit në një sallë koncerti ishin tmerruese dhe tronditën tërë botën, 80 persona u masakruan nga katër sulmues të armatosur të cilët më pas hodhën veten në erë. Disa restaurante ishin gjithashtu pika të sulmit, ndërsa raportohet se një sulmues ka bërë përpjekje që të futet në ‘Stade de France’ në kohën kur po zhvillohej ndeshja miqësore Francë Gjermani. Bombardimet jashtë stadiumit lanë të vrarë tre persona.

Loja vazhdoi të zhvillohej sepse tifozët brenda stadiumit nuk ishin të vetëdijshëm për atë se çfarë ishte duke ndodhur, por pas vërshëllimës së fundit në ndeshje spektatorët u drejtuan nga sigurimi drejt fushës së lojës dhe u deshën të qëndrojnë aty derisa rreziku të kalonte.

Organizata terroriste ISIS lëshoi një komunikatë për shtyp duke marrë përgjegjësinë për këto sulme. ‘Stade de France u zgjodh për shkak të ndeshjes Francë Gjermani’ është shkruar në këtë komunikatë,

Siç ndodh gjithmonë në momente tragjedie, bota e futbollit ka reaguar me keqardhje për viktimat e këtyre sulmeve. Futbollistë dhe ish futbollistë anë e mbanë globit shprehën mbështetjen e tyre për viktimat në Paris. Ndër emrat më të njohur që shprehën suportin dhe ngushëllimet e tyre ishin edhe Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Të gjitha aktivitetet në Francë janë anuluar në nderë të viktimave të sulmeve më vdekje prurëse në Francë pas luftës së dytë Botërore.

Mirëpo të gjithë u befasuan nga vendimi i Federatës Franceze të futbollit të cilët konfirmuan se ndeshja e së shtunës që Franca do ta zhvillojë kundër Anglisë do të shkoj ashtu siq ishte planifikuar.

UEFA në anën tjetër ka konfirmuar se në të gjitha ndeshjet miqësore që do të zhvillohen lojtarët do të bartin shiritin e zi për të nderuar viktimat. Ka pasur sulme terroriste në këtë vend kohëve të fundit mirëpo kjo është hera e parë që është shënjestruar një stadium futbolli.

Sidoqoftë nuk pritet që EURO 2016 që do të mbahet në Francë të ketë ndryshime rrënjësore, vetëm masat e sigurisë që edhe ashtu ishin prioritet për autoritetet franceze tani do të jenë edhe më të alarmuara.

1

11208634_455971724605374_4449627349821693252_n

12240046_455971861272027_6695037080295412253_n

11026809_455971927938687_7109097857005562551_n