Roja i sigurisë i centrali bërthamor belg është vrarë gjatë natës dhe kartela e tij e sigurisë është vjedhur, dy ditë pas sulmit terrorist në Bruksel. Lajmi se atij i është vjedhur kartela ngjalli panik tek populli belg.
Mediat belge raportojnë se roja ishte duke ecur me qenin e tij në “Cahrleroi”, në regjionin ku e qëlluan për vdekje.
Sipas Daily Mail, atij i është vjedhur kartela e sigurisë, por administrata ka reaguar menjëherë duke ia bllokuar qasjen atij që ia ka vjedhur, transmeton Express.
Hetuesit janë duke punuar në teorinë se roja është vrarë për arsyen e vetmja për t’ia vjedhur kartelën dhe më pas për të hyrë në centralin nuklear.