Skenës politike në Kosovë, iu shtua edhe një parti e re politike.
Pas një rrugëtimi të gjatë, Kosovës po i shtohet edhe një subjekt i ri politikë që në gjenezën e vet ka si objektiv të vetin, realizimin e aspiratave të popullit shqiptar, për të punuar për mirëqenie më të mirë të qytetarëve, për të bërë Kosovën shembull të një vendi ku krimi e korrupsioni nuk kanë vend, transmeton Gazeta NewBorn.
Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat, është një parti e djathtë, ose siç quhen ndryshe, parti konservatore. Parimet dhe synimet e kësaj partie politike rrjedhin nga përvoja dhe shkrimet e parardhësve tanë.
Organizata Balli Kombëtar Demokrat, kërkon jetësimin e DEKALOGUT moral dhe politik, i shërben vlerave morale dhe politike të trashëguara nga Lidhja e Prizrenit dhe Blloku Kombëtar Independent. Organizata Balli Kombëtar Demokrat, kërkon inkuadrimin e vendit në NATO dhe BE. /Gazeta NewBorn/