Edhe Qeveria dënon incidentin e ndodhur në Gorazhdec

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon incidentet që kanë ndodhur së fundi në fshatin Gorazhdec.

Sipas një komunikate, Qeveria e Kosovës, i konsideron të papranueshme aktet e tilla, dënon çdo veprim të dhunshëm dhe kërkon nga organet kompetente që të zbardhin plotësisht këto raste e të venë para drejtësisë, kryerësit e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar plotësisht për krijimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës, për jetë sa më të mirë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.