Emin Bajrami zbulon se çka nuk po funksionon te Hajvalia

Hajvalia barazoi në kuadër të javës 15 të Raiffeisen Superligës, në fushën e Gjilanit (0:0).

Pas ndeshjes për mikrofonin e gazetarit Florim Canolli, të ‘Supersport Kosovës’, foli ndihmësi i Ismet Munishit, Emin Bajrami. “E falënderojmë Gjilanin për mikpritjen, ishte një pritje e mirë. Lojtarët tanë u angazhuan maksimalisht, ishim më të mirë, mirëpo sulmuesit nuk ishin konkret dhe nuk i finalizuam gjithë ato raste që i patëm. Besoj se rezultati nuk na ka konvenuar as neve e as Gjilanit, por shpresoj se në ndeshjen e ardhshme që e kemi me Trepçën ’89, do t’u kthehemi fitoreve në mënyrë që të konsolidohemi”, deklaroi Emin Bajrami.

Ai vlerësoi se sulmi te skuadra e tij nuk është duke funksionuar. “Mendoj se mbrojtja dhe mesfusha po luajnë shumë mirë, por në sulmi nuk po funksionon”, përfundoi trajner dhe ish-sulmuesi i mirënjohur kosovar, Emin Bajrami.