Era Istrefi lë prapa Justin Bieberin në Gjermani (Foto/Video)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi po vazhdon me suksesin e saj në arenën ndërkombëtare me këngën e saj “BonBon”.

Ajo ka arritur të renditet në vendin e dhjetë në Gjermani në top listën e 100 këngëve më të mira të VIVA-s, transmeton Koha.net.

Era Istrefi ka arritur të lë prapa në këtë top listë edhe yllin amerikan Justin Bieber, i cili renditet në vendin e 11 me këngën “Love Yourself”.

Ylli i këngës “BonBon” ditë më parë është krahasuar edhe me yllin amerikan Rihanna, kurse kënga e saj është një nga më të kërkuarat në Evropë.

deee