Erdogan: Putin nuk po përgjigjet në telefon (Video)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka folur edhe një herë për rrëzimin e aeroplanit rus. Thotë se për këtë çështje duhet të diskutojnë edhe me Rusinë por se një gjë e tillë është e pamundur derisa Putin nuk pranon të flas me të.

“Duhet të flasim për atë që ka ndodhur, por Putin nuk po përgjigjet në thirrjet e mia”, tha ai për France 24.

Ai ka ripërsëritur se pilotët rusë kanë injoruar paralajmërimet prej Turqisë për tu larguar nga territori i tyre. /express/