Silvinjo po përgatit Shqipërinë për dy ndeshjet e radhës të muajit qershor, ato kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Trajneri i Kombëtares ka dhënë një intervistë për median braziliane “PremierLeagueBrasil”, atje ku ka treguar edhe historinë e veçantë sesi lindi bashkëpunimi me kuqezinjtë.
“Unë isha duke darkuar me një shok në Milano dhe ai më tha: “Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë është atje, nuk kanë trajner ata. Nuk të intereson?”, u shpreh Silvinjo. Më pas trajneri tregon se po jeton në Shqipëri, por nga ana tjetër Pablo Zabaleta jeton në Barcelonë.
Kjo është thuajse e njëjta gjë ashtu siç edhe Silvinjo bënte te Brazili, kur ishte ndihmësi i Tites. “Zabeleta bën të njëjtën punë ashtu si unë kur isha te Kombëtarja e Brazilit. Është hera e parë që një trajner vjen për të jetuar nga jashtë në kryeqytetin e Shqipërisë”, shpjegon Silvinjo që kur ishte pjesë e Brazilit si asistent i Tites, jetonte në Milano. /Sport Ekspres/