“Është qesharake“, lojtari italian do ndryshim të rregullave: Unë jam Kampion Europe, por nuk mund të luaj në Kupën e Botës

Një vit më parë ngrinin në qiellin e “Wembley“-t, ndërsa këtë muaj mjaftohen me dy miqësore me Shqipërinë dhe Austrinë. Italia gjendet jashtë Kupës së Botës dhe diçka e tillë është e pakuptueshme për Federico Bernardeschi-n. Ish-lojtari i Juventusit është shprehur së fundmi se i duket qesharak fakti se është kampion i Europës dhe nuk mund të luajë në Botëror.

“Imagjinoni, unë kam fituar Kampionatin Europian, por nuk mund të luaj në finalet e Kupës së Botës. Kjo është qesharake. Unë mendoj se skuadrat që kanë fituar turne të ndryshëm kontinental duhet të kualifikohen drejtpërdrejt për të luajtur në Kupën e Botës”, ka thënë Federico Bernardeschi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Generated by Feedzy