Eskalon protesta në Tiranë, i vihet flaka bunkerit para MPB-së

Protesta e opozitës në Tiranë, e thirrur nga Partia Demokratike, ka eskaluar para pak çastesh, pasi protestues të shumtë të mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë marshuar drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme ku kanë hedhur gaz lotsjellës e gjësende tjera në drejtim të policëve të rreshtuar në mbrojtje të ndërtesës.

Veç kësaj, protestuesit i kanë vënë flakën edhe bunkerit që gjendet në afërsi të MPB-së.