Euro League: Fitojnë Fenerbahce, Olympiacos CFP, Barcelona dhe Cska Moska

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshejet e javës 6-të në Euro Legue – Basketboll, ku favoritët e grupeve shenuan fitoret e rradhës.

Në grupin A: Fenerbahce si mysafir shenojë fitore ndaj Bayrn Munchen duke shenuar fitoren e 5-të në fazën e grupeve karshi 1 humbje dhe duke kryesuar grupin me 11pikë.

Bobby Dixon ishte lojtari i ndeshjes te Feneri, i cili shenoi 25 pikë, prej tyre 16 veq në pjesë lojën e parë ku Feneri kishe epërsin deri 20 pikë ndaj Baeyrnit.Te Fenerbahce u dalluan edhe Luigi Datome që sheno 17 pikë dhe 6 asistime, ndërsa Ekpe Udoh dhe Pero Antiq shënuan nga 10 pikë.

Fitore shenoi edhe Strasburgi i cili parashikuesve të vetë mboshti ekipin serb Crvena Zvezda me rezultat 78:75, me këtë fitore Strasburgi gjendet në vendin e 3-të që dergon në 1/16 e finales.

Tabela e Grupit A:

1. Fenerbahce 11 pikë, 2. Khimki 10 pikë, 3.Strasbourg 9 pikë, 4.Real Madrit 8 pikë, 5.FC Bayern Munchen 8 pikë dhe 6. Crvena Zvezda Beograd 8 pikë.

Në grupin B : Olympiacos shenoi fitore si mysafire ndaj Cedevites në Zagreb me rezultat 70 : 83,me këtë fitore edhe më shume ekipi grek përforcon pozitën e parë në grup dhe njëherit është favoriti kryesor në Euro Leagu këtë kampionat. Te Olympiacos lojtari i ndeshjes ishte Othello Hunter që shenoi 19 pikë, i ndihmuar edhe nga Ioannis Papapetru që shenoi që shenoi 16 pikë.

Fitore para shikuesve të vetë shenoi edhe Laboral Kutxa që mposhti Olimpia Milanon me rezultat 94:82 duke ruajtur pozitën e dytë në grupin B.

Tabela e Grupit B:

1. Olympiacos CFP 11 pikë, 2. Laboral Kutxa 10 pikë, 3.Cedevita 9 pikë, 4.Anadolu Efes 7 pikë,
5.Limoges 7 pikë dhe 6.EA7 Olimpia Milano 7 pikë

Në grupin C: Barcelona shenoi fitoren e 5-të në grupin C, ku para shikuesve të vetë mposhti Karsyaken me rezultat 107 : 79. Me këtë fitore Barcelona përforcon vendin e përë në Grupin C me 11 pikë, prej tyre 5 fitore dhe vetëm një humbje.

Lojtari i ndeshjes te Barcelona ishte Shane Lawal që shenoi 19 pikë, pikë dyshifrore shenuan edhe Carlos Arroyo 18, Ante Tomiç 16 dhe Justin Doellman Juan e Carlos Navarro me nga 10 pikë kontribuan në fitoren e Barcelonës. Derisa te ekipi mysafirë u dalluan: Joe Ragland me 26 pikë dhe Kenan Sipahi 13 pikë.

Tabela e Grupit C:
1. Barcelona 11 pikë, 2.Lokomotiv Kuban 9 pikë, 3.Zalgiris Kaunas 9 pikë, 4.Karsiyaka 8 pikë,
5.Panathinaikos 7 pikë, 6.Stelmet Zielona Gora 7 pikë

Në grupin D: Cska Moska si mysafire në Izrael mundi Macabin me rezultat 88 : 82 duke shenuar fitoren e 5-të në Grupin D të cilin e kryeson me 11 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluar, një ndeshje më shumë se Unicaja e cila renditet në vendin e 2-të në grup. Te Moskovitet u dallua Milos Teodosic i cili shenoi 25 pikë, derisa te Macabi u dalluan Taylor Rochester me 20 pikë.

Tabela e Grupit D

1. Cska Mosca 11 pikë, 2. Unicaja 10 pikë, 3. Brose Baskets 8 pikë, 4.Darussafaka 7 pikë,
5. Maccabi Tel Aviv 7 pikë dhe 6. Sassari 5 pikë.

/gazetaLIRIA/