Evakuohet aeroporti i Kaliningradit, dyshohet për bombë –

Në aeroportin Khrabrovo, në pjesën perëndimore të Rusisë në Kaliningrad, që është evakuuar për shkak një telefonate anonime për vendosjen e bombës, raportohet se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes, ka bërë të ditur sot ministria e emergjencave, raporton Tas.

Sipas medieve lokale ruse, të cilat citojnë një burim të paidentifikuar raportojnë se në aeroport nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes, transmeton lajmi.net.

Nga aeroporti më parë ishin evakuuar 40 pasagjerë dhe të punësuarit, kurse fluturimet hyrëse dhe dalëse nuk janë vonuar, për shkak se është stina e dimrit dhe shërbimet e aeroportit fillojnë të punojnë më vonë.

Pjesëtarët e policisë dhe shërbimet e sigurisë, janë në kërkim të personit i cili kishte bërë telefonatën anonime. (lajmi.net)