Facebook i ofron punonjësve $ 10.000 për të jetuar afër zyrave

Facebook është duke iu ofruar punonjësve në selinë e saj në Silicon Valley të paktën $ 10.000 për t’u zhvendosur më pranë zyrës.

Ky veprim është një reflektim i sfidave që shumë kompani të teknologjisë po përballen në zonë gjithnjë e më të shtrenjtë dhe të mbushur plot në zonën e San Francisco Bay të Kalifornisë.

Techsot.Al raporton se për t’u kualifikuar për pagesën, të cilën kompania e rrjetit social filloi t’a ofrojë në 12 muajt e fundit, sipas stafit të tanishëm dhe ata ish të Facebook, punonjësit duhet të blejnë ose të marrin me qira një shtëpi brenda rrezes 10 milje (16km) të kampusit të Facebook në rrugën One Hacker, në San Francisko. /Techsot/