Facebook merr kritika: Nuk reaguat ndaj sulmeve ne Bejrut si ndaj atyre ne Paris

facebook-605x370

Vendimi i Facebook-ut për te paraqitur butonin “lajmerohuni si te sigurtë” pas sulmeve në Paris, dhe mos marrja e nje vendimi te tille pas shpërthimeve me bomba në Bejrut një ditë më parë, ka nxitur debat online.

Kritikë nga mbare bota akuzuan mediat sociale se po vlerësojnë jetët e viktimave perëndimore më shumë se ato në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera, raporton Al Jazeera.

“Check-in si i sigurte”, i cili aktivizohet pas ndonje fatkeqesie per rajone te caktuara, u hap menjehere pas sulmeve, ku shume deshmitare te sulmit u lajmeruan si te lenduar apo plagusur.

Kompania kishte zbatuar përdorimin e ketij funksioni pas fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti i fundit në Pakistan.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur zemërimin pse ky veprim ishte përdorur nga Facebook pas sulmeve në Francë, por jo në Bejrut, ku kamikazë të grupit terrorist ISIS kanë vrarë të paktën 43 persona një ditë më parë.

Të dyja sulmet janë marrë përsipër nga ky grup.