Fantazmat duarvogla të tragjedisë se San Antonios (Video)

Kjo rrugë, ndodhet diku afër daljes nga San Antonio, ku ndodhen hekurudhat nëpër të cilat kalon treni. Para shume vitesh, një murgeshe po kalonte përtej shinave me autobusin e shkollës të mbushur plot me fëmijë, të cilët po ktheheshin në shtëpi në një natë të erret, pas një ekskursioni nëpër qytet.

Shumica e fëmijëve ishin në gjumë, të lodhur nga udhëtimi dhe lojërat e gjithë ditës. Ndërkohë që autobusi po kalonte shinat, motori u dogj. Pasi u përpoq disa herë të ndizte automjetin, murgesha vuri re një tren që vinte me shpejtësi të madhe, dhe pa drita të ndezura.

Drejtuesin e trenit më shumë mundësi e kishte zënë gjumi. Përplasja që aq e fortë sa, murgesha përfundoi jashtë dritares, disa metra larg autobusit, i cili u tërhoq zvarrë nga treni për disa qindra metra. Murgesha mbijetoi, fëmijët jo!

Por që këtu, nis një tjetër histori: Kushdo që ndalon, parkon apo endet mbi këto shina treni, makina e tyre do të shtyhet nga duar të vogla fantazmash, jashtë shinave. Përveç ‘makinës që lëviz vetë’, njerëzit kanë raportuar ndjesinë e dridhjes se makinës apo kanë dëgjuar zëra fëmijësh apo pëshpërima.

Kjo histori bëhet edhe më drithëruese pasi besohet se po të hedhesh pudër në pjesën e pasme të makinës të shfaqen shenja duarsh të vogla, menjëherë pasi e makina del nga shinat e trenit.

Disa muaj më vonë, murgesha ndjehej jashtëzakonisht në faj për gjithçka kishte ndodhur ndaj vendosi të vriste veten njësoj siç ndodhi me fëmijët. Ajo udhëtoi në të njëjtin vend, parkoi makinën në shinat e trenit, dhe priti aty. Pas pak dëgjon sinjalin e ardhjes se trenit, u mbështet në sedilje, qau dhe priti.

Ajo dëgjoi që jashtë zëra fëmijësh që luanin, qeshnin dhe vraponin. Ndërkohë treni nga larg e kishte pikasur automjetin dhe kishte sinjalizuar me drita. Murgesha mbuloi sytë, filloi të lutej, dhe në atë moment ndjeu zërat e fëmijëve të bëheshin edhe me të dëgjueshëm. Ajo ndjeu makinën që filloi të lëvizte mbi shina, duke zbritur kodrën, ndërsa treni kaloi. Jeta e saj ishte shpëtuar.

Ajo doli nga makina por nuk i pa fëmijët. Nuk pa askënd. Ajo pa se pas makinës kishin mbetur shenja të vogla duarsh, si të ishin fëmijët që e kishin shtyre prej shinave. Murgesha u kthye në qytet dhe u mor deri në fund me fëmijët jetime. Kur ajo vdiq, njerëzit në funeral ishin të bindur se kishin dëgjuar zëra fëmijësh që luanin, qeshnin dhe vraponin, dhe vetëm një të qeshur prej të rriture.

Edhe sot e kësaj dite, janë bere mjaft prova nga mosbesues apo aventuriere, dhe nëse e parkon makinën neutralisht në mes të natës atje, nëse qëndron pa bërë zë fare, do të dëgjosh zëra dhe makina do të shtyhet vete jashtë shinave.

Kalimi ku ndodhi gjithçka është i pushtuar nga shpirtrat e fëmijëve, që bëjnë të pamundurën që asnjë të mos pësoje fatin e tmerrshëm që patën ata. Shume skeptike, kanë arritur në përfundimin që kjo gjë ndodh, pavarësisht se ata e quajnë ‘iluzion optik’.