Fatmir Limaj tregon se çka do t’i bëjnë Isa Mustafës!

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se angazhimi i opozitës është për ta ndaluar agjendën e Qeverisë, e cila po mundohet që me veprimet e veta t’i bëjë dëm Kosovës.

Ndërsa Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se sikurse javët e kaluara çdo tentim i mbajtjes së seancës është provokim.

“Këtu jemi për t’u solidarizuar me deputetët dhe për t’i thënë jo marrëveshjeve. Ne do të qëndrojmë dhe do të kundërshtojmë. Kjo do të varet nga sjellja e pushtetit. Ne do të sillemi varësisht prej sjelljeve të pushtetarëve. Dhuna vjen nga pushteti duke tentuar me një arrogancë të paparë për të mbrojtur marrëveshjet”, tha Çaushi./blic/