Fenerbahce ngjitet në vendin e parë në Grupin A (Video)

Mbrëmë para 12,000 mijë shikuesve Fenerbahce shenoi fitore në përballje me ekipin Rus Khimiki Moskë në xhiron e pestë në Euro League me rezultat 88:83.Fenerbahce tani kryeson grupin A me katër fitore dhe një humbje.

Luigi Datome udhëhoqi fituesit me 19 pikë, Bobby Dixon shtoi 16 tjera, Jan Vesely 15 pikë dhe 9 kërcime duke kontribuar në fitoren e katërt të Fenerit. Alexey Shved ishte më i mirë te Khimki me 19 pikë, Paul Davis shtoi 15, ndërkaq Zoran Dragic 13 dhe Tyrese Rajs 11 pikë për mysafirët.

Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Strasbourg dhe Real Madrid i takoi ekipit Francez me rezultat 93:86, duke shënuar vetëm fitoren e dytë Strasbourg karshi tri humbjeve, derisa për Realin ishte humbja e tretë karshi dy fitoreve që ka./gazetaliria/

https://youtube.com/watch?v=bfb2r0SRHtkframeborder%3D0allowfullscreen

Grupin A :

1.Fenerbahce 4 F; 1 H; 9 pts
2.Khimki 3 F; 2 H; 8 pts
3.FC Bayern Munchen 2 F; 3 H; 7 pts
4.Real Madrid 2 F; 3 H; 7 pts

5.Strasbourg 2 F; 3 H; 7 pts
6.Crvena Zvezda Beograd 2 F; 3 H; 7 pts