Ferdinand: “Edhe natën mendoja për Henry-n”

0 komente
Rio Ferdinand ka pranuar që nuk ka mundur të fle natën duke menduar për levizjet e ish anëtarit të Arsenal-it dhe Përfaqësueses së Francës, Thierry Henry

Sa herë kam vendosur kokën mbi jastek që të fle kam analizuar lëvizjet e atij lojtari, është shprehur Ferdinand. Këtë sekret ish anëtari i skuadrës se Man Utd e shpalosi në një takim me te rinjtë e Përfaqësueses së Anglisë U-16.

I gjithë ky fjalim mendohet të jete motivues nga ish anëtari i skuadres përfaqësuese të Tre Luanëve në prag të ndeshjeve qe skuadra përfaqësuese e të rinjëve pritet t’i zhvillojë në turneun qe organizon Nike, ku do të ketë përballje me SHBA-n, Holandën dhe Brazilin.