Ferguson: Ancelotti, një nga trajnerët më të mirë

Alex Ferguson ka thurur elozh për trajnerin italian, Carlo Ancelottin.

Ish-menaxheri i Manchester Unitedit mendon se Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në botë.

Ferguson është i bindur se ish-trajneri i Real Madridit së shpejti do t’i kthehet punës.

“Carlo aktualisht është një nga trajnerët më të mirë, është një mik i madh, është një djalë i mirë, dhe mendoj se shpejti do të kthehet në bankinë”, ka thënë Ferguson.

Ancelotti ditë më parë deklaroi se zejen e trajnerit dëshiron të vazhdojë në Angli./zeri/