Feronikeli-Hajvalia në Pejë, ja arsyeja

Feronikeli ka vendosur që duelin ndaj Hajvalisw ta zhvillojë në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ndërsa për arsyen e këtij vendimi, GazetaOlle.com ka kontaktuar drejtorin e klubit, Arton Berisha.

“Kemi vendosur që takimin me Hajvalinë ta zhvillojmë në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë, për shkak se fusha është më e mirë”, deklaroi Berisha.

“Ne jemi mësuar të luajmë në fushë natyrale dhe edhe lojtarëve po iu vjen më lehtë. Ne e falënderojmë kryesinë e Besës për mirëkuptim”, shtoi ai / olle