Shkruan: Harold James
Duke marrë parasysh variacionet e gjera në mesin vendeve të BE-së për politikat energjetike, duke filluar me strukturat e papajtueshme të energjisë dhe çmimit që bie ndesh me idenë e një tregu të vetëm të brendshëm. Vendet gjithashtu kanë miratuar një zgjidhje të papajtueshme, duke e bërë tejet të vështirë integrimin e rrjeteve kombëtare të energjisë.
Për shembull, derisa Franca shumicën e rrymës e siguron nga energjia bërthamore, Gjermania është duke nxitur mbylljen e të gjitha centraleve të saja bërthamore, pas incidentit të vitin 2011 në centralin Fukushima të Japonisë. Tani Gjermania së bashku me Spanjën, është përqendruar në burime e rinovueshme siç janë era dhe dielli, edhe pse ato vazhdojnë të mbeten të varura nga lëndët djegëse fosile, kur nuk ka erë ose diell.
Ndërkohë, sfida e sigurisë që vjen nga Rusia është rritur vazhdimisht që nga viti 2008, dhe është bërë veçanërisht e rëndë që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë gjatë vitit të kaluar, duke pushtuar kështu pjesët lindore të Ukrainës. Luftimet e vazhdueshme dhe pretendimet e pazgjidhura territoriale, kanë injektuar një sens të ri të urgjencës në diskutime në lidhje me politikën energjetike të Evropës, në veçanti nga varësia e energjisë së importuar.
Rusia gjithashtu është përfshirë në një sfidë serioze ndaj sigurisë evropiane dhe të stabilitetit: kriza në Siri që po prodhon qindra mijëra refugjatë tani janë drejtuar për në Evropë. Kriza e refugjatëve i ka rrënjët pjesërisht në dështimin e politikës së jashtme evropiane për të parandaluar Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme të zbresin në kaos. Por sulmet ruse ndaj grupeve që po luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad, po rëndojnë jostabilitetin në pjesë të mëdha të vendit, duke nxitur kështu edhe më shumë nevojën e njerëzve të dëshpëruar të kërkojnë strehim në Evropë.
Derisa këto sfida mund të duken të pamjaftueshme, BE-ja është duke u rrënuar nga pyetjet themelore në lidhje me legjitimitetin e saj demokratik. Ideologjitë ekstremiste janë duke fituar terren, kurse lëvizjet separatiste energji.
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, grekët duket se janë vënë kundër Evropës. Një dramë e ngjashme tani është duke u luajtur në Portugali, ku koalicioni i majtë përfshin politikanë thellësisht armiqësor ndaj Evropës, derisa presidenti i këtij vendi këmbëngul që qeveria e vjetër e qendrës së djathtë të fitojë mbështetje, duke theksuar angazhimin e vendit në Evropë. Por edhe Spanja shumë shpejt mund të përballet me një dilemë të ngjashme.
Është fare e thjeshtë, Evropa është e mbingarkuar me kriza – shumë e mbingarkuar, në fakt shumë mendojnë se Evropa është shumë e lodhur për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërkesave të reja që po lindin. Vite të tëra traumë, sipas kësaj pikëpamje, kanë dobësuar energjinë psikike të liderëve të saj, duke hartuar zgjidhje të efektshme, kurse kapitali politik është i nevojshëm për të fituar mbështetje për këto zgjidhje. Kjo edhe është arsyeja se pse përgjigja ndaj krizës së refugjatëve ka munguar kaq shumë.
Por BE-ja është ndërtuar në pritje të krizave. Jean Monnet, njëri nga themeluesit e BE-së, në mënyrë të përsëritur i është kthyer nocionit se urgjenca e jashtëzakonshme do të shtyjë integrimin. Siç është shprehur ai, “Evropa do të zhytet në kriza, dhe do të adoptohen disa zgjidhje për ato kriza”.
Dhe problemet ende mund të nxisin kriza të tilla siç edhe është argumentuar, por ato duhen të jenë të vogla dhe të menaxhueshme. Kriza të mëdha apo shumë kriza përnjëherë, mund të kërcënojnë me trullosje të kapacitetet e BE-së për të reaguar, në fund të fundit ato mund të qojnë drejt thyerjes. Në veprën Hamleti, Claudius, duke vëzhguar gjendjen e përkeqësuar mendore të Ophelias, vëren se, “Kur dhembja vjen, ajo nuk vjen si spiunë i vetëm por me batalione”. Në fund të fundit, natyrisht se Ophelia çmendet dhe e mbyt veten.
Por Claudius, një vrasës tiranik, nuk është saktësisht një fond i urtësisë politike. Në fakt, trajtimi i krizave në të njëjtën kohë mund t’ua lehtësojë zgjidhjet, duke rritur kështu fushëveprimin për shkëmbim. Në BE, ku interesat konkurruese shpesh pengojnë përgjigjet efektive ndaj krizave, kjo qasje mund të jetë vendimtare për progresin. Larg nga imponimi i sovranitetit të vendeve, BE-ja në këtë mënyrë do të bëhej një arenë negocimi për kompromise të dobishme reciproke.
Për shembull, ngurrimi i Gjermanisë për të siguruar lehtësimin e borxheve ndaj vendeve të Evropës Jugore ka ndihmuar kështu në zgjatjen e problemeve të tyre; megjithatë, tani mund të ketë nxitje të mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë, pasi do të korrte përfitime të menjëhershme nga zgjidhja e gjerë e BE-së ndaj krizës së refugjatëve. Në mënyrë të ngjashme, integrimi mund të rrisë efektivitetin strategjik dhe të zvogëlojë shpenzimet, veçanërisht për vendet me buxhete më të mëdha të mbrojtjes.
Një formë e kësaj mënyrë “çështje-lidhëse” është përdorur tashmë në negociatat e tregtisë ndërkombëtare. Edhe pse përparime të mëdha vështirë mund të arrihen, por ato mund të rezultojnë me fitime të përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Evropa ka nevojë të rimarrë mentalitetin e vitit 1989, kur lëvizja e një numri të madh të njerëzve përtej kufijve – fillimisht në kufirin austro-hungarez, nxiti reforma dhe hapje në vend të krijimit të një mentalitetit të kullave të silosit. Gjatë asaj vale të revolucioneve, protestuesit kërkonin lirinë e të menduarit në drejtim të Evropës, dhe aspiratat e vendeve të tyre në të njëjtën kohë. Forcimi ishte pjesë përbërëse e legjitimitetit të kësaj të fundit.
Në vitin 2015, jo më pak se në vitin 1989, kombet e shteteve evropiane kanë nevojë për më shumë siguri kundër presioneve të jashtme dhe goditjeve strategjike, sesa që një shtet-komb mund të ofrojë. Dhe tani, sikur atëherë, BE-ja mund ta sigurojë këtë.
Harold James është profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Princeton dhe atë të Firences, dhe studiues në qendrën inovative për qeverisje ndërkombëtare.