Filarmonia e Beogradit me koncert në Graçanicë

Artistët do të prezantohen fillimisht me një koncert për fëmijët, që do të mbahet në mesditë, ndërkaq koncerti kryesor të mbahet në ora 20:00.

Instrumentistët frymorë të Filarmonisë së Beogradit do të prezantohen me dy koncerte më 19 nëntor në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë, njoftojnë mediet serbe.

Artistët do të prezantohen fillimisht me një koncert për fëmijët, që do të mbahet në mesditë, ndërkaq koncerti kryesor të mbahet në ora 20:00 ku do të prezantohen veprat e Bach, Beethovem, Ibert e Bizet . Në këtë koncert do të prezantohen artistët si: Marina Nenadovic, Dragana Lazic, Veljka Klenkovskog, Nenad Jankovic, Nenad Vasic dhe Aleksandra Radulovic. /KultPlus/