Filozofi francez: Atë që ua bëjmë ne muslimanëve është më e tmerrshme

Filozofi i famshëm francez, Mishel Onfre (Michel Onfray), duke komentuar rreth ngjarjeve të fundit në redaksinë e revistës satirike, në njërin nga televizionet franceze, ndër të tjerash është shprehur:

“Ne, perëndimorët, shkojmë te vendet muslimane, përzihemi në punët e tyre të brendshme, i vrasim ata, qoftë kjo në Afrikë apo në Afrikën veriore, kurse, kur muslimanët mbrohen nga okupimi, ne i shpallim ata për terroristë. Muslimanët nuk janë aq naiv sikur që mendojnë njerëzit në Francë, Evropë apo në botë dhe se, ajo që ne u bëjmë atyre ne vendet e tyre, është shumë e tmerrshme se sa vrasja e 10 njerëzve. Ne, për çdo ditë, vrasim me qindra muslimanë në vendet e tyre.”

Ai ka shtuar gjithashtu: “Racizmi është problemi ynë. Pse, pas sulmit në “Charlie Hebdo”, nxituam shpejt që autorin e veprës së tillë ta shpallim për terrorist, ndërkohë që nuk ushtruam asnjë presion mbi drejtuesit e revistës që të ndalojnë së ofenduari Profetin Muhammed, e me këtë edhe vetë muslimanët,  duke bërë publikimin e karikaturave ofenduese.”