Fiorentina e përcjellë Interin

Pas dy barazimeve rresht, Fiorentina është kthyer tek fitoret në Serie A.

Ajo ka mposhtur Udinesen me rezultat 3:0 për të kaluar në pozitën e dytë në tabelë.

Nikola Kaliniq, Josip Iliçiq dhe Gonzalo Rodriguez realizuan golat për fitoren e 10-të të Violas sivjet.

Tani Fiorentina ka 32 pikë, një më pak se Interi që mban kreun e tabelës. Napoli është në pozitën e tretë me 31 pikë të tubuara pas 15 xhirosh.

Në takimet tjera, Bologna e mundi Napolin 3:2, Atalanta fitoi 3:0 ndaj Palermos, Chievo fitoi në fushën e Frosinones, 2:0 kurse Verona humbi në shtëpi nga Empoli me rezultat 0:1./olle/