Fiorentina sërish në ndjekje të Taulant Xhakës

Klubi italian, Fiorentina i është kthyer sërish mesfushorit shqiptar te Baselit, Taulant Xhakës.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare merkaton e kaluar ishte objektiv i klubit nga Firenca, por ky transferim kishte dështuar.

Mediat italiane shkruajnë se Fiorentina nuk ka hequr dorë nga shqiptari, të cilin do të provojë që në afatin kalimtar te janarit ta sjell në Firencë.

Ish-trajneri i Baselit, Paulo Sousa, i cili tani drejton Fiorentinën, i njeh mirë cilësitë e 24 vjeçarit dhe dëshiron që Xhakën ta ketë në skuadër.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, klubi italian gjatë dimrit do të bëjë një ofertë speciale për mesfushorin shqiptar, kartoni i të cilit thuhet se është katër milionë euro, ndërsa kontratë aktual e lojtarit me Baselin është deri në vitin 2018. /KosovaPress/