Fisnik Ismaili del para gjykate (Foto)

Deputeti i VV’së, Fisnik Ismaili, i arrestuar dje para se të niste seanca, ka dalë sot para gjykate në Pallatin e Drejtësisë.

Ismailit dje iu caktua masa e ndalimit për 48 orë, derisa sot gjykata Themelore e Prishtinës pritet të vendos sot nëse kjo masë do ti zgjatët deputetit apo të lihet i lirë.

Fisnik Ismaili u arrestua dje pasi provonte të hynte në seancë me dy boca gaz që dyshohet se ishin gaz lotsjellës.

Përveç Ismailit, dje Policia arrestoi edhe dy deputetë tjerë, Haxhi Shalën e NISMA’s dhe Ismail Kurteshin e VV’së, të cilët për dallim nga Fisnik Ismaili arritën që gazin lotsjellës ta fusin brenda kuvendit. /GazetaExpress

fisnik ismajli gjykata 222 fisnik ismajli gjykata