Fisnik Ismajlit i gjendet gaz lotsjellës, nuk lejohet të hyjë në Kuvend?

Deputetit nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli gjatë kontrollit në hyrje të Kuvendit të Kosovës i janë gjetur mjete, që dyshohet se është gaz lotsjellës.

Ai nuk është lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit dhe momentalisht është në dhomën e sigurisë.

Momentalisht, deputetët tjerë opozitarë janë duke hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Edhe në këtë seancë nuk ka shishe uji në karriget e deputetëve, ndërkaq ujë është vendosur vetëm në hyrje të sallës.  /Telegrafi/