Fisnik Muji prezantoi katër filma në New York

Vetë regjisori Muji ka bërë të ditur për KultPlus se në kuadër të këtij prezantimi me katër filmat e tij audienca atje ka pas rastin të shoh filmat: “Dita e Pensionimit”, “Rrota” dhe “Bora”, si dhe filmi dokumentar AI
Në Producers Club të New York janë prezantuar katër filma të metrazhit të shkurtë të regjisorit Fisnik Mujit, prezantim ky i cili është mbështetur nga drejtoresha e “Javes se Filmit Shqiptar në New York”,  Mrika Krasniqi.

Vetë regjisori Muji ka bërë të ditur për KultPlus se në kuadër të këtij prezantimi me katër filmat e tij audienca atje ka pas rastin të shoh filmat: “Dita e Pensionimit”, “Rrota” dhe “Bora”, si dhe filmi dokumentar AI.

“Pas shfaqjes është mbajtur edhe një diskutim me të pranishmit, të cilët kanë shprehur mjaftë  interesim mbi projektet filmike që u prezantuan por edhe mbi projektet e ardhshme”, ka thënë Muji.

Filmi “Dita e pensionimit” është përkrahur nga QKK në vitin e kaluar,  filmi” Rrota” është prodhim i Prishtina Filmit, në kuadër të festivalit 911 kurse filmi ” Bora nga ” Universiteti i Prishtines dhe niC grup/kultplus/GazetaLiria/