Fitojmë në BIBL dhe Kosovë

Me humbjen nga AEK-u, Sigal Prishtina përfundimisht ka dështuar ta kalojë fazën e grupeve në FIBA Europe Cup. Bardhekaltrit tani mbesin në garë për tituj kampioni në Ligën Ballkanike dhe në Superligën e Kosovës, të cilat trofe besojnë se do t’i fitojnë.

“Sigurisht se pjesëmarrja në Europe Cup ishte një eksperiencë e mirë për ne, e cila do t’i shërbejë skuadrës për të ardhmen.

Tani do të koncentrohemi në Ligën Ballkanike, ku shpresoj ta mbrojmë titullin e kampionit. Po ashtu objektiv i yni është edhe titulli i kampionit të Kosovës. Mendoj se ne mund t’i arrijmë këto dy objektiva”, ka deklaruar kapiteni Edmond Azemi, i cili me gjithë moshën, po tregon formë të mirë. Prishtina të shtunën do të luajë në derbin kosovar si mysafire e rivales, Pejës.  /Zëri/